Turqia: Nuk ekziston zëvendësim për naftën e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87485-turqia_nuk_ekziston_zëvendësim_për_naftën_e_iranit
Qeveria e Turqisë duke marrë parasysh interesat financiare dhe teknike, ka deklaruar se nuk pranon opsionet rajonale të Trump për të zëvendësuar naftën e Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 25, 2019 13:51 Europe/Tirane
  • Turqia: Nuk ekziston zëvendësim për naftën e Iranit

Qeveria e Turqisë duke marrë parasysh interesat financiare dhe teknike, ka deklaruar se nuk pranon opsionet rajonale të Trump për të zëvendësuar naftën e Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Turqia nuk i konsideron të përshtatshme opsionet rajonale të Trump për të zëvendësuar naftën e Iranit për t’i plotësuar nevojat e Turqisë.

Mevlyt Çavushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, duke kritikuar vendimin e Amerikës për anulimin e amnistisë nga sanksionet për blerësit e naftës së Iranit, ka thënë se vendi i tij ka nevojë për naftën me cilësi të përshtatshme të Iranit dhe ka shtuar: “Për shkak të çmimit të përshtatshëm të naftës së Iranit, nuk jemi të interesuar për importim të naftës së Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë ka thënë se rafineritë e këtij vendi nuk kanë potencial për t’u përshtatur me naftën e importuar nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kjo çështje nga aspekti teknik, ka rëndësi të madhe.

Çavushoglu ka shtuar: “Përveç çështjeve teknike, nafta e Iranit ka dallim të madh në çmim në krahasim me naftën e Arabisë Saudite dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe”.