Fillon raundi i 12 i bisedimeve të paqes siriane në Kazakistan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87495-fillon_raundi_i_12_i_bisedimeve_të_paqes_siriane_në_kazakistan
Raundi i 12 i bisedimeve të paqes brenda Sirisë filloi të enjten në Nur-Sultan, kryeqytetin e Kazakistanit. Irani, Rusia dhe Turqia morën pjesë në bisedime.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 25, 2019 15:51 Europe/Tirane
  • Fillon raundi i 12 i bisedimeve të paqes siriane në Kazakistan

Raundi i 12 i bisedimeve të paqes brenda Sirisë filloi të enjten në Nur-Sultan, kryeqytetin e Kazakistanit. Irani, Rusia dhe Turqia morën pjesë në bisedime.

Delegacioni iranian udhëhiqet nga Ali Asghar Khaxhi, ndihmës i lartë i ministrit të jashtëm të Iranit për çështje të posaçme politike, delegacioni rus udhëhiqet nga i dërguari i posaçëm i presidentit rus për Sirinë Alexander Lavrentiev dhe delegacioni turk udhëhiqet nga zëvendësministri i jashtëm Sedat Önal. Bashar Xhafari përfaqëson qeverinë siriane dhe i dërguari i posaçëm isekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Sirinë Geir Pedersen po ashtu ka marrë pjesë për herë të parë në bisedimet brenda Sirisë. Një delegacion i opozitës siriane, si dhe një delegacion i Jordanisë, i cili është një vend vëzhgues, do të marrin pjesë në takim. Më 25 prill, palët do të mbajnë konsultime dypalëshe dhe trilaterale. Një seancë plenare për hartimin e Kushtetutës është planifikuar për në 26 prill.