Rusia zotohet të dëbojë terroristët nga Idlibi i Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87604-rusia_zotohet_të_dëbojë_terroristët_nga_idlibi_i_sirisë
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se mbetjet e terroristëve të ISIS, al-Kaidës dhe Frontit Al Nusra vazhdojnë të bëjnë provokime dhe nuk respektojnë marrëveshjen e armëpushimit në provincën veriperëndimore të Idlibit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 29, 2019 15:37 Europe/Tirane
  • Rusia zotohet të dëbojë terroristët nga Idlibi i Sirisë

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se mbetjet e terroristëve të ISIS, al-Kaidës dhe Frontit Al Nusra vazhdojnë të bëjnë provokime dhe nuk respektojnë marrëveshjen e armëpushimit në provincën veriperëndimore të Idlibit.

Lavrov gjatë një konference shtypi të hënën në Moskë tha se terroristët, sidomos militantët e grupit terrorist Xhabhat Fateh al-Sham, të njohur më parë si Fronti al-Nusra, po shkelin vazhdimisht marrëveshjen e armëpushimit duke sulmuar civilët dhe duke kryer provokime kundër ushtrisë siriane në rajonin e trazuar.  Diplomati i lartë rus tha se qeveria siriane ka të gjitha të drejtat për të mbrojtur njerëzit që jetojnë në vend, përfshirë këtu edhe provincën Idlib, e cila është nën kontrollin e al-Kaidës dhe al-Nusras. "Ka një kufi për çdo gjë. Situata në Idlib dhe fusha të tjera ku terroristët janë akoma nuk mund të vazhdojnë përgjithmonë. Qeveria siriane ka çdo të drejtë për të siguruar sigurinë e popullit të saj në territorin e vetë", theksoi Lavrov.