Ushtria siriane krye operacione kundër terroristëve në perëndim të vendit
Ushtria e Sirisë ka sulmuar pozicionet e terroristëve takfirist në pjesën veriore të provincës Hamah në perëndim të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se ushtria e Sirisë ka sulmuar pozicionet e terroristëve takfiristë në rajonin Kafarzanbu në veri të provincës Hamah dhe ka vrarë me dhjetëra prej tyre.
Sipas këtij burimi, sulmi i pjesëtarëve të grupeve terroriste në rajonin Kala Al-Mudajik në veriperëndim të provincës Hamah është neutralizuar nga forcat e ushtrisë siriane dhe gjatë këtij operacioni janë vrarë disa terroristë.
Forcat e ushtrisë së Sirisë aktualisht po dërgojnë pajisje ushtarake në frontet operative në veri të provincës Hamah për ta pastruar edhe këtë rajon nga prania e grupeve terroriste.
Disa grupe terroriste që veprojnë në fshatra veriore të provincës Hamah dhe në provincën Idlib, vazhdojnë të kryejnë sulme dhe veprime destruktive kundër popullatës së këtij rajoni.