Mesazhi kërcënues i brigadave Kods ndaj regjimit sionist
Brigadat Kods, krah ushtarak i lëvizjes Xhihadi islamik i Palestinës, përmes publikimit të një videoje, kanë kërcënuar regjimin sionist.
Brigadat Kods në këtë video kanë theksuar se të gjithë sionistët në Rripin e Gazës janë në rrezik. Krahu ushtarak i lëvizjes Xhihadi islamik i Palestinës ka njoftuar se, Izraeli e konsideron veten si fuqia më e madhe në rajon, por grupet e rezistencës do të veprojnë në atë mënyrë që nuk do të mbetet aspak fuqi për këtë regjim dhe do t'i pirshin ekuacionet rajonale dhe globale. Krahu ushtarak i lëvizjes Xhihadi islamik i Palestinës tha gjithashtu se bllokada e vazhdueshme e Rripit të Gazës nuk mund të vazhdojë, duke shtuar se më mirë forcat e rezistencës të martirizohen mijëra herë në fushën e betejës, sesa fëmijët palestinezë të vdesin nga uria.