Vriten pesë terroristë në vijën kufitare të Pakistanit me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87704-vriten_pesë_terroristë_në_vijën_kufitare_të_pakistanit_me_iranin
Burimet informative të Pakistanit kanë raportuar se gjatë operacionit të forcave të sigurisë së këtij vendi në provincën Baluçistan në afërsi të vijës kufitare me Iranin, janë vrarë pesë terroristë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 03, 2019 12:22 Europe/Tirane
  • Vriten pesë terroristë në vijën kufitare të Pakistanit me Iranin

Burimet informative të Pakistanit kanë raportuar se gjatë operacionit të forcave të sigurisë së këtij vendi në provincën Baluçistan në afërsi të vijës kufitare me Iranin, janë vrarë pesë terroristë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mediat lokale të Pakistanit kanë raportuar se forcat pakistaneze gjatë dy operacioneve të kryera në rajonet kufitare Khudar dhe Kaç në afërsi të vijës kufitare me Iranit, kanë sulmuar vendstrimet e elementëve terrorist dhe separatist të provincës Baluçistan

Sipas burimeve pakistaneze, këto operacione janë kryer pasi forcat pakistaneze kishin marrë informacione në lidhje me lëvizjen e grupeve separatiste baluç në këtë rajon.

Burimet informative kanë thënë se gjatë këtyre operacioneve janë zhvilluar luftimeve të ashpra mes forcave të sigurisë së Pakistanit dhe elementëve separatistë dhe gjatë këtyre luftimeve janë vrarë pesë terroristë.