Sulmohen dy baza ajrore të regjimit sionist
Rezistenca palestineze në përgjigje të agresioneve dhe sulmeve të regjimit sionist ndaj rripit të Gazës, ka lëshuar raketa dhe ka goditur të paktën 2 baza ajrore të regjimit sionist.
Agjencia IRNA e lajmeve njofton se rezistenca ka sulmuar bazën ajrore Hatzerim dhe aeroportin ushtarak Nevatim si dhe rajonet Baer Saba, Negab dhe Askalan në Palestinën e Pushtuar. Kanali televiziv Menar njoftoi se pas sulmi me raketa ndaj kolonisë sioniste në rajonin e pushtuar Negab janë plagosur disa sioniste. Rezistenca palestineze më herët kishte paralajmëruar regjimin sionist se në rast të shtimit të sulmeve ndaj rripit të Gazës do të përgjigjet me raketa. Gaza mbahet e rrethuar nga regjimi sionist për 13 vite me radhë dhe gjatë kësaj kohe ka penguar futjen e medikamenteve dhe ushqimeve në këtë rajon.