Izraeli u detyrua të pranojë armëpushimin me palestinezët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87770-izraeli_u_detyrua_të_pranojë_armëpushimin_me_palestinezët
Burimet mediatike palestineze kanë deklaruar se regjimi sionist pas presioneve të opinionit publik botëror është detyruar të pranojë armëpushimin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 06, 2019 03:13 Europe/Tirane
  • Izraeli u detyrua të pranojë armëpushimin me palestinezët

Burimet mediatike palestineze kanë deklaruar se regjimi sionist pas presioneve të opinionit publik botëror është detyruar të pranojë armëpushimin.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA, mes palestinezeve dhe ushtrisë së regjimit sionist është arritur një marrëveshje. Përpjekjet për arritjen e këtij akordi janë bërë nga OKB dhe nga Egjipti dhe prej orës 4:30 minuta armëpushimi është vendosur në zbatim. Pak para shpalljes së armëpushimit burimet palestineze kanë bërë të ditur se grupet e rezistencës nuk e kanë pranuar planin për armëpushim me regjimin sionist. delegacionet e Hamasit dhe të Xhihadit Islamik të cilët ndodhen në Kajro të Egjiptit, kanë theksuar se plani për armëpushim duhet të zbatohet pa asnjë parakusht nga ana e regjimit sionist. regjimi sionist u detyrua të pranojë armëpushimin në një kohë kur si pasojë e tensioneve të ditëve të fundit mes rezistencës palestineze dhe regjimit sionist numri i të vrarëve ka arritur në 29 persona ndërsa i të plagosur në 270.