Hamasi vlerëson vendimin e Iranit kundrejt marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87876-hamasi_vlerëson_vendimin_e_iranit_kundrejt_marrëveshjes_bërthamore
Përfaqësuesi i Hamasit në Liban ka thënë: Pasi vendet nënshkruese të marrëveshjes bërthamore nuk kanë zbatuar zotimet e tyre, veprimi i Iranit në këtë çështje ishte i guximshëm.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 10, 2019 05:28 Europe/Tirane
  • Hamasi vlerëson vendimin e Iranit kundrejt marrëveshjes bërthamore

Përfaqësuesi i Hamasit në Liban ka thënë: Pasi vendet nënshkruese të marrëveshjes bërthamore nuk kanë zbatuar zotimet e tyre, veprimi i Iranit në këtë çështje ishte i guximshëm.

Ahmed Abdul’mehdi ndër tjera tha: Vendimi tjetër i Iranit për t’i njohur ushtarët amerikanë në rajon si terroristë është një tjetër veprim i guximshëm i Iranit përballë Amerikës. Përfaqësuesi i Hamasit në Liban lidhur me vendimin e qeverisë amerikane për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe njohjen e Golanit si pjesë e këtij regjimi e ka cilësuar veprim të parëndësishëm dhe pa vlerë. Ai gjithashtu theksoi se rezistenca është plotësisht e gatshme tu japë përgjigje agresioneve të regjimit sionist.