EBA pohon shkatërrimin e 4 anijeve në portin Fuxhira
May 13, 2019 05:15 Europe/Tirane
Ministria e jashtme e EBA ka pohuar shpërthimet në portin Fuxhira.
Kjo ministri ka njoftuar se 4 anije janë sulmuar në afërsi të portit në fjalë. Disa media saudite dhe emiratase më herët kishin mohuar sulmet ndaj anijeve në portin Fuxhira. Menjëherë pas sulmeve, helikopterët amerikane dhe të Francës janë ngritur për të kontrolluar situatën. Sipas disa lajmeve thuhet se numri i naftëmbajtëseve që kanë marrë flakë janë 7-10 naftëmbajtëse. Disa ekspertë thonë se shqetësimet mbi mundësinë e shtimit të naftës i ka detyruar autoritet emiratase që të censurojnë lajmet mbi shpërthimet në portin Fuxhira.
Tags