Forcat ushtarake sioniste sulmojnë disa rajone palestineze
May 29, 2019 15:57 Europe/Tirane
Forcat ushtarake të regjimit sionist përsëri kanë kryer sulme në rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
Forcat ushtarake të regjimit sionist sot kanë sulmuar rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe janë përleshur me palestinezët dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tyre duke qëlluar me plumba gome dhe me gaz lotsjellës.
Forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë këtyre përleshjeve kanë arrestuar disa palestinezë.
Forcat ushtarake të regjimit sionist për të realizuar qëllimet e tyre pushtuese, vazhdimisht kryejnë sulme dhe bastisje në rajone të ndryshme të Palestinës dhe arrestojnë të rinjtë palestinezë.
Tags