Hezbullahu: Trump duhet të presë shumë gjatë për telefonatën e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88405-hezbullahu_trump_duhet_të_presë_shumë_gjatë_për_telefonatën_e_iranit
Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës islamike Hezbullah në Libanit ka paralajmëruar se një luftë kundër Iranit nuk do të ndalet në kufijtë e Republikës Islamike dhe flakët e saj do të thithin të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 01, 2019 05:10 Europe/Tirane
  • Hezbullahu: Trump duhet të presë shumë gjatë për telefonatën e Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës islamike Hezbullah në Libanit ka paralajmëruar se një luftë kundër Iranit nuk do të ndalet në kufijtë e Republikës Islamike dhe flakët e saj do të thithin të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

Retorika dhe kërcënimet e një lufte kundër Iranit janë ulur sepse Presidenti i SHBA Donald "Trump, administrata e tij dhe aparati i tij i inteligjencës e dinë mirë se çdo luftë kundër Iranit nuk do të mbetet e kufizuar në kufijtë e Iranit", tha Sejed Hasan Nasrullah në një fjalim televiziv të së premtes transmetuar live nga Bejruti.  "Çdo luftë kundër Iranit do të thotë se i gjithë rajoni do të ndizet," vuri në dukje ai, duke paralajmëruar se interesat e SHBA në rajon do të asgjësohen në qoftë se një luftë e tillë shpërthen. "Të gjitha forcat amerikane dhe interesat në rajon do të shfarosen dhe ata që komplotojnë do të paguajnë çmimin, së pari Izraeli, pastaj Al Saud", shtoi Nasrullah. Në fillim të majit, administrata Trump njoftoi planet për të shtuar praninë ushtarake të Uashingtonit në Lindjen e Mesme për të kundërshtuar kërcënimet e papërcaktuara iraniane, pak pas sanksioneve të ashpra të naftës kundër Republikës Islamike. Megjithatë, pas disa retorikave për luftë, Trump gradualisht e zbuti tonin e tij, duke theksuar se vendi i tij nuk është aspak në ndjekje të një konflikti ushtarak me Iranin. Gjatë një vizite në Japoni të hënën, Trump përdorur një ton më pajtues, duke thënë se SHBA nuk po kërkonte ndryshimin e regjimit në Iran dhe se Republika Islamike "ka një shans për të qenë një vend i madh me të njëjtën udhëheqje".