Moska: Nuk ka marrëveshje me Uashingtonin dhe Izraelin për Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88592-moska_nuk_ka_marrëveshje_me_uashingtonin_dhe_izraelin_për_sirinë
Zëvendësministri i Jashtëm rus theksoi se nuk ka marrëveshje me Uashingtonin dhe Tel Avivin mbi Sirinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 07, 2019 17:01 Europe/Tirane
  • Moska: Nuk ka marrëveshje me Uashingtonin dhe Izraelin për Sirinë

Zëvendësministri i Jashtëm rus theksoi se nuk ka marrëveshje me Uashingtonin dhe Tel Avivin mbi Sirinë.

Zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Vershin tha: Nuk bëhet fjalë për asnjë marrëveshje. Sepse marrëveshja është për qëllime tregtare. Ne po luftojmë për të arritur stabilitet dhe pajtim në Siri, pasi qasja jonë në këtë fushë është e njëjtë, ne po veprojmë në bazë të respektit për sovranitetin e të gjitha vendeve të rajonit dhe pavarësinë e tyre politike dhe integritetin e tyre territorial. Ne nuk kemi asnjë parim tjetër në sjelljen tonë, kështu që ne nuk pranojmë asnjë marrëveshje. Më parë, i dërguari i posaçëm i SHBA për çështjet e Sirisë, Xhejms Xhefri, tha  se mediat saudite raportojnë se, në këmbim të presionit të Rusisë ndaj Iranit, Amerika njeh presidentin sirian Bashar Asad, por raportet nuk janë të sakta.