Heiko Mass, Evropa e angazhuar për zbatimin e marrëveshjes bërthamore
Në takimin që pati me kryeministrin irakian, Heiko Mass ministër i jashtëm i Gjermanisë deklaroi se Evropa është e angazhuar për zbatimin e marrëveshjes bërthamore.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas paralajmëron se tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë "arritur një katastrofë", duke i bërë thirrje autoriteteve evropiane të marrin drejtimin në negociatat për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës. "Ka një rrezik të qartë të veprimeve të gabuara, keqkuptimeve, provokimeve që çojnë në pasoja të paparashikuara në këtë rajon shumë të tensionuar", paralajmëroi Maas me të mbërritur të shtunën në kryeqytetin irakian Bagdad. Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit po rriten qëkur Presidenti i SHBA Donald Trump tërhoqi SHBA nga një marrëveshje bërthamore ndërkombëtare e vitit 2015 dhe vendosi sanksione të njëanshme ekonomike kundër Iranit, kryesisht duke synuar marrëdhëniet e saj energjetike në tregun global. Në fillim të majit, administrata Trump shtoi praninë ushtarake të SHBA në Gjirin Persik, duke cituar kërcënimet e dyshuara dhe të paspecifikuara të paraqitura nga Republika Islamike për trupat dhe interesat amerikane. Dislokimi i fundit i një avioni bombardues B-52 dhe raketat Patriot në Lindjen e Mesme ka ngritur frikën se administrata Trump po planifikon agresionin ushtarak kundër Iranit. Irani ka insistuar se nuk do të iniciojë ndonjë konflikt, por do ta mbrojë vendin në mënyrë të vendosur kundër çdo akti agresioni. "Tensionet e fundit kërkon që ne si evropiane të ndërhyjmë në favor të uljes së tensioneve dhe në favor të bashkëjetesës paqësore", tha diplomati më i lartë gjerman. "Ne nuk mund të kërkojmë vetëm dialog, ne duhet ta udhëheqim atë, pikërisht aty ku dallimet duken të pakapërcyeshme dhe konfliktet e gjata shkojnë thellë", tha ai. Maas tha gjithashtu se Evropa është e vendosur që të ruajë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin, duke e përshkruar marrëveshjen si një "faktor kyç për stabilitetin dhe sigurinë në rajon".