Lëvizja Ansarullah paralajmëron Arabinë Saudite dhe EBA
Anëtari i Këshillit politik të lëvizjes Ansarullah në Jemen ka thënë: Operacionet e forcave ajrore dhe të dronëve jemenas do të vazhdojnë deri në momentin e përfundimit të agresionit të Arabisë Saudite dhe EBA kundër Jemenit.
Mohamed Al Bakhiti, duke thënë se operacionet e dronëve jemenas kanë për qëllim mbrojtjes e vendit, ka shtuar: Arabia Saudite nuk ka zgjidhje tjetër veçse të tërhiqet dhe të ndalë agresionin kundër Jemenit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.