Programi Botëror i Ushqimit pezullon shpërndarjen e ndihmave në Jemen
(last modified Fri, 21 Jun 2019 10:13:39 GMT )
Qershor 21, 2019 12:13 Europe/Tirane
  • Programi Botëror i Ushqimit pezullon shpërndarjen e ndihmave në Jemen

Organizata e Programit Botëror për Ushqim ka deklaruar se ka ndërprerë shpërndarjen e ndihmave humanitare në Sana, kryeqytetin e Jemenit.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Herve Verhoosel, zëdhënësi i Programit Botërore për Ushqim që vepron në kuadër të OKB, të enjten ka deklaruar se shpërndarja e ndihmave ushqimore në rajonet nën kontrollin e forcave të lëvizjes Ansarullah në Jemen për shkak të vështirësisë në zhvillimin e negociatave me këtë lëvizje në lidhje mbikëqyrjen e procesit të shpërndarjes, është ndërprerë në mënyrë të përkohshme me anë të një vendimi urgjent.

Herve Verhoosel ka theksuar nevojën për shpërndarjen e ndihmave ushqimore në mesin e banorëve që kanë më shumë nevojë për ushqim dhe ka akuzuar disa palë të caktuar për përpjekje për të privuar banorët e nevojshëm për marrjen e ndihmave humanitare të kësaj organizate.

Kjo është në kohën kur me qindra qytetarë jemenas janë mbledhur në një tubim protestues para zyrës së OKB në Sana dhe kanë protestuar kundër veprimit të Programit Botëror për Ushqim që ka dërguar medikamente dhe artikuj ushqimor të prishur për popullin e përvuajtur të Jemenit.

Qytetarët jemenas në këtë tubim protestues kanë theksuar se kjo organizatë jo vetëm që është e informuar plotësisht për këtë veprim djallëzor, por ajo është bërë edhe partnere kryesore në vrasjen masive të popullit të Jemenit.

Tags