Abdulahian: Akordi i Shekullit nuk do të zbatohet
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89024-abdulahian_akordi_i_shekullit_nuk_do_të_zbatohet
Amir Abdulahian, asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit,  deklaroi se fati i çfarëdo plani i cili të mos ketë qëllim krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës në kryeqytet Kodsin e shenjtë, është i gjykuar të dështojë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 24, 2019 04:28 Europe/Tirane
  • Abdulahian: Akordi i Shekullit nuk do të zbatohet

Amir Abdulahian, asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit,  deklaroi se fati i çfarëdo plani i cili të mos ketë qëllim krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës në kryeqytet Kodsin e shenjtë, është i gjykuar të dështojë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Amir Abdulahian, asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit, në reagim ndaj raporteve në lidhje me zbulimin e disa pikave të planit të ashtuquajtur “Akordi i Shekullit” dhe krijimin e shtetit të Palestinës vetëm në disa rajone të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe në disa rajone të Kodsit Lindor, tha se vazhdimi i publikimit të spekulimeve në lidhje me planin amerikan të ashtuquajtur “Akordi i Shekullit” dhe përpjekjeve për të fituar bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar ndaj këtij plani, janë përpjekje të dështuar dhe do të arrijnë në bllokadë. Abdulahian shtoi: “Vendosja e paqes së drejtë dhe të përhershme duhet të jetë e bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar dhe krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Kodsin, prandaj çfarëdo lloj plani që synon anashkalimin e kërkesave për liri dhe pavarësi të popullit të Palestinës, nuk do të ketë sukses dhe populli i Palestinës pavarësisht të gjitha komploteve dhe sfidave, do të dalë fitues.