Palestinezët protestojnë kundër akordit të shekullit dhe konferencës së Bahrejnit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89049-palestinezët_protestojnë_kundër_akordit_të_shekullit_dhe_konferencës_së_bahrejnit
Me mijëra palestinezë janë mbledhur në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës si në qytetet Ramallah dhe Xhenin dhe kanë protestuar kundër konferencës ekonomike të Bahrejnit dhe akordit të shekullit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 25, 2019 10:19 Europe/Tirane
  • Palestinezët protestojnë kundër akordit të shekullit dhe konferencës së Bahrejnit

Me mijëra palestinezë janë mbledhur në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës si në qytetet Ramallah dhe Xhenin dhe kanë protestuar kundër konferencës ekonomike të Bahrejnit dhe akordit të shekullit.

Qendra palestineze për informim njoftoi se qytetarët palestinezë gjatë këtyre protestave konferencën ekonomike të Barjenit e kanë quajtur komplot amerikano-sionist kundër idealeve palestineze dhe kanë hedhur slogane kundër Donald Trump, presidentit të Amerikës, Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist dhe kundër shteteve arabe që po marrin pjesë në këtë konferencë.

Protestuesit palestinezë duke theksuar përballjen kundër këtij komploti amerikano-sionist nëpërmjet realizimit të unitetit kombëtar dhe lënien anash të mosmarrëveshjeve të brendshme, kanë deklaruar: “Ata të cilët anashkalojnë të drejtat e popullit të Palestinës, në asnjë mënyrë nuk mund të jenë përfaqësues të këtij populli”.

Konferenca e Bahrejnit që konsiderohet faza e parë e realizimit të planit amerikano-sionist “akordi i shekullit”, pritet të zhvillohet sot dhe nesër në Manama, kryeqytetin e Bahrejnit.