Siria paraqet ankesë në OKB kundër regjimit sionist
Siria dje në mbrëmje me anë të letrave të ndara drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe kryetarit të radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB, ka dënuar agresionit ushtarak të regjimit sionist ndaj Sirisë dhe këtë veprim e ka vlerësuar në kuadër të përpjekjeve të regjimit të Tel Avivit për ta zgjatur sa më shumë krizën në Siri.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se avionët luftarakë të regjimit sionist të hënën në orët e para të mëngjesit, kanë sulmuar me raketa disa rajone në rrethinën e Damaskut dhe në provincën Homs në qendër të Sirisë ku si pasojë janë vrarë 4 civilë sirianë në mesin e tyre edhe një foshnje.
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit që ta pranojë përgjegjësinë e vet dhe të marrë masa serioze për të parandaluar përsëritjen e shkeljes së hapur të Kartës së Kombeve të Bashkuara nga ana e regjimit sionist.
Në këtë letër thuhet: "Këto veprime janë bërë me qëllim të mbështetjes ndaj terroristëve dhe për parandalimin e operacioneve të ushtrisë së Sirisë dhe aleatëve të saj për të shkatërruar grupet terrorist ISIS dhe Fronti Nusra dhe terroristët e tjerë".
Damasku zyrtar vazhdimin e qasjes armiqësore të regjimit sionist kundër Sirisë e ka vlerësuar si rezultat të mbështetjeve të Uashingtonit dhe të disa anëtarëve të KS të OKB ndaj regjimit sionist.
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë në fund të këtyre letrave ka kërkuar gjithashtu nga KS i OKB që të vendosë masa ndëshkuese kundër regjimit sionist për shkak të të gjitha veprimeve terroriste dhe krimeve që po kryen ndaj popullit të Sirisë dhe Palestinës dhe mbështetjes ndaj organizatave terroriste dhe shkeljes së Kartës së Kombeve të Bashkuara.