Hashd Shaabi do të qëndrojë në strukturat ushtarake të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89320-hashd_shaabi_do_të_qëndrojë_në_strukturat_ushtarake_të_irakut
Sekretari i përgjithshëm i partisë Asaeb Ahl Hak në Irak ka theksuar ruajtjen e organizatës Hashd Shaabi në kudër të forcave ushtarake të vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 07, 2019 04:31 Europe/Tirane
  • Hashd Shaabi do të qëndrojë në strukturat ushtarake të Irakut

Sekretari i përgjithshëm i partisë Asaeb Ahl Hak në Irak ka theksuar ruajtjen e organizatës Hashd Shaabi në kudër të forcave ushtarake të vendit.

Gheis Khazali, pasi njoftoi mbi përpjekjet e armiqve për të shpërbërë strukturën e sigurisë dhe stabilitetit në Irak ka thënë; Forcat Hashd Shjaabi me vendim të qeverisë qendrore të Irakut janë pjesë strukturës së vendit. Më herët Adel Abdul’mehdi kryeministër i Irakut ka dhënë urdhër për unifikimin dhe bashkimin e forcës Hashd Shaabi me ushtrinë irakiane. Hashd Shaabi është krijuar në vitin 2014 për të luftuar grupin terrorist ISIS në Irak. Kjo forcë popullore u krijuar me urdhër të Ajetollah Sistani një prej klerikëve të lartë shiitë të Irakut. Në vitin 2016, grupi Hashd Shaabi me vendim të parlamentit u fut në strukturat ushtarake të Irakut. Amerika, regjimi sionist dhe sauditët po mundohen të shpërbëjnë dhe shkatërrojnë këtë forcë popullore në Irak.