Forcat jemenase përurojnë raketë dhe dronë të re
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89338-forcat_jemenase_përurojnë_raketë_dhe_dronë_të_re
Ushtria e Jemenit ka zbuluar sukseset e saj ushtarake në prani të kryetarit të Këshillit të Lartë Politik të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 07, 2019 15:13 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase përurojnë raketë dhe dronë të re

Ushtria e Jemenit ka zbuluar sukseset e saj ushtarake në prani të kryetarit të Këshillit të Lartë Politik të këtij vendi.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Mahdi Al-Mashat, kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, ditën e diele në një ceremoni ka përuruar sukseset më të fundit ushtarake të ushtrisë së Jemenit duke përfshirë raketën e re dhe vendore “Kuds 1”, dronin “Samad 1”, dronin “Samad 3” dhe dronin “Kasif k2” të projektuar dhe prodhuar nga ekspertët vendorë jemenas.

Sipas Muhamed Naser Al-Atifi, ministri i mbrojtjes së Jemenit, ekspertët ushtarakë të Jemenit kanë arritur në një fazë të progresit të rëndësishëm në fushën e prodhimit të armatimeve ushtarake.

Ushtria e Jemenit kohë më parë ka përuruar edhe raketat e prodhimit vendor “Bedr F” dhe “Bedr 1P”.