Forcat jemenase përurojnë raketë dhe dronë të re
Ushtria e Jemenit ka zbuluar sukseset e saj ushtarake në prani të kryetarit të Këshillit të Lartë Politik të këtij vendi.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Mahdi Al-Mashat, kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, ditën e diele në një ceremoni ka përuruar sukseset më të fundit ushtarake të ushtrisë së Jemenit duke përfshirë raketën e re dhe vendore “Kuds 1”, dronin “Samad 1”, dronin “Samad 3” dhe dronin “Kasif k2” të projektuar dhe prodhuar nga ekspertët vendorë jemenas.
Sipas Muhamed Naser Al-Atifi, ministri i mbrojtjes së Jemenit, ekspertët ushtarakë të Jemenit kanë arritur në një fazë të progresit të rëndësishëm në fushën e prodhimit të armatimeve ushtarake.
Ushtria e Jemenit kohë më parë ka përuruar edhe raketat e prodhimit vendor “Bedr F” dhe “Bedr 1P”.