Netanjahu kërkon më shumë presion mbi Iranin
Kryeministri i regjimit sionist ka kërkuar nga perëndimi presion më të madh kundër Iranit.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Beniamin Netanjahu të hënën pasdite ka shprehur irritimin e tij ndaj reduktimit të zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe ka kërkuar nga miqtë e tij perëndimor sidomos nga Amerikës që të shtojnë sa më shumë presionin.
Netanjahu i cili ishte kundërshtari kryesor i marrëveshjes bërthamore dhe mbështetës i daljes së Donald Trump, presidentit amerikan nga marrëveshja bërthamore, deklaroi: “Në kundërpërgjigje ndaj reduktimit të zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, duhet të shtohen presionet kundër Teheranit dhe Evropa duhet të mbështesë vendimin e qeverisë së Trump për të vendosur sanksione sa më të gjera kundër Iranit”.
Irritimi dhe shqetësimi i kryeministrit të regjimit sionist ndaj reduktimit të zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore është shprehur në kohën kur të gjitha aktivitetet e programit atomik paqësor të Iranit janë nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike përkundër programeve bërthamore të regjimit sionist i cili nuk ka pranuar kurrfarë konvente ndërkombëtare në këtë drejtim.