Ansarullah dhe Hezbollah: Palestinezët të bashkohen kundër projektit amerikano-izraelit-saudit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89412-ansarullah_dhe_hezbollah_palestinezët_të_bashkohen_kundër_projektit_amerikano_izraelit_saudit
Lëvizja popullore Ansarallah e Jemenit dhe Hezbollahu libanez u bënë thirrje palestinezëve që të zgjedhin një qëndrim të bashkuar në përballje me Konferencën e Bahrejnit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 10, 2019 16:47 Europe/Tirane
  • Ansarullah dhe Hezbollah: Palestinezët të bashkohen kundër projektit amerikano-izraelit-saudit

Lëvizja popullore Ansarallah e Jemenit dhe Hezbollahu libanez u bënë thirrje palestinezëve që të zgjedhin një qëndrim të bashkuar në përballje me Konferencën e Bahrejnit.

Sekretari i Përgjithshëm i Ansarallah, Maher Oveid, i cili kryeson një delegacion të lartë të lëvizjes jemenase, u takua në Bejrut të mërkurën me Hasan Hoballah, anëtar i Këshillit Politik të Hezbollahut të Libanit dhe Ataollah Hamud, i cili është përgjegjësi i Hezbollahut për marrëdhëniet me palestinezët. Pjesëmarrësit në këtë takim denoncuan Konferencën e Bahrejnit të karakterizuar nga tradhtia dhe dështimi dhe u bënë thirrje të gjithë palestinezëve që të mobilizohen kundër këtij projekti izraelito-amerikan. "Konferenca e Bahrejnit synonte t'i jepte trekëndëshit amerikano-izraelit-saudit një shans për të krijuar terren të favorshëm për normalizimin e marrëdhënieve midis botës arabe dhe Tel Avivit," thanë zyrtarët e Ansarallah dhe Hezbollahut. Ata pastaj theksuan opsionin e Rezistencës dhe mobilizimin e të gjitha mjeteve për të neutralizuar projektin e dëmshëm sionist të "Marrëveshjes së shekullit".