Arabia, bomba me sahat e Trumpit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89565-arabia_bomba_me_sahat_e_trumpit
Të dielën, më 14 korrik, autoritetet saudite njoftuan një rritje të mëtejshme të çmimit të benzinës, e treta në një vit e gjysmë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 16, 2019 18:16 Europe/Tirane
  • Arabia, bomba me sahat e Trumpit

Të dielën, më 14 korrik, autoritetet saudite njoftuan një rritje të mëtejshme të çmimit të benzinës, e treta në një vit e gjysmë.

Pakënaqësia e publikut ka pasur reflektimin e saj në rrjetet sociale. Kompania Saudite e naftës, Saudi Aramco, ka vendosur të rrisë çmimet e benzinës nga 1.44 rial në 1.53 rial për benzinën 91 oktan dhe 2.18 rial në 3,1 rial për  benzinën 95 oktan. Pas këtij vendimi, një numër i madh qytetarësh sauditë shprehën zemërimin dhe pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale, veçanërisht pasi Arabia Saudite është prodhuesi më i madh i naftës në botë. Qytetarët sauditë gjithashtu kritikuan politikat e Riadit, të cilat përkeqësojnë problemet e tyre. Por nga vijnë këto probleme në rritje? Presidenti i SHBA, Donald Trump, po fut në xhepat e tij shumë nga të ardhurat e naftës të familjes Al-Saud. Ai, deri në fund të mandatit të tij, do të marrë një trilion petrodollarë që do t'i injektojë në sektorin e punësimit të Shteteve të Bashkuara, gjë që mund të ndihmojë kreun e Shtëpisë së Bardhë për të marrë një mandat tjetër. Por nuk është për sytë e bukur të Donald Trump që Muhamed bin Salman vazhdon t'i japë atij petrodollarët e tij. Në të vërtetë, Princi i Kurorës Saudite dëshiron që Presidenti i SHBA-së ta ndihmojë atë të ngjitet në fron. Nga ana tjetër, Muhamed bin Salman shpenzoi miliarda dollarë në ofensivën e tij ushtarake kundër Jemenit dhe në aventurat e tij në Sudan, Libi, Irak dhe Siri. Sipas hulumtimeve nga institutet ndërkombëtare mbi gjendjen ekonomike në Arabinë Saudite, "një numër i madh i të papunëve jetojnë në varfëri ekstreme në periferi të qyteteve saudite pa pasur as kushtet më minimale për jetesë". Kjo është një bombë me sahat që mund të shpërthejë në zemër të Arabisë Saudite.