Hamasi: Izraeli do të bombardohet me shi raketash nëse sulmon Gazën
Kreu i zyrës politike të Hamasit në Gaza, deklaroi se nëse regjimi sionist sulmon rripin e Gazës dhe futet në luftë me rezistencën, Hamasi do të bombardojë Izraelin me një shi raketash.
Jahja Senovar, në një fjalim të tij ka paralajmëruar Tel Avivin se në rast se sulmon Gazën, ai do të bombardohet fuqishëm. Kreu i zyrës politike të Hamasit në Gaza gjithashtu tha se gjithashtu vuri në dukje se nëse Izraeli futet në luftë me rezistencën në Gaza, brenda një dite do të lëshohen të paktën 100 raketa në drejtim të territoreve të pushtuara. Senovar është takuar me familjen e martir Hani Abu Saleh në qytetin Khan Junes, të cilin e cilësoi një hero. Ne nuk kemi asnjë pik dyshimi në mbështetjen e rezistencës së Palestinës deri në thyerjen e plotë të armikut sionist, tha në fjalën e tij Senovar.