Nasrallah: "Në vitin 2006 SHBA na u lutën të ndalonim luftën"
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90239-nasrallah_në_vitin_2006_shba_na_u_lutën_të_ndalonim_luftën
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut libanez, Sejed Hasan Nasrallah mbajti një fjalim në përvjetorin e fitores së Libanit në luftën 33-ditore me Izraelin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 16, 2019 16:51 Europe/Tirane
  • Nasrallah:

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut libanez, Sejed Hasan Nasrallah mbajti një fjalim në përvjetorin e fitores së Libanit në luftën 33-ditore me Izraelin.

Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut uroi 13 vjetorin e fitores së Rezistencës kundër agresionit izraelit dhe përshëndeti sakrificën dhe rezistencën e libanezëve ndaj armikut izraelit. Ai shtoi se "stabiliteti dhe siguria në jug të vendit është rezultat i viteve të përpjekjeve dhe punës së palodhur, veçanërisht në 13 vitet e fundit". Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, Sejed Hasan Nasrallah tha: "Lufta e filluar kundër Libanit në korrik 2006 ishte një vendim amerikan dhe Izraeli ishte vetëm një mjet për të krijuar një Lindje të Mesme të re, në një mënyrë plotësuese me pushtimin amerikan në Afganistan dhe Irak. Izraeli duhej të kishte reaguar që ditën e parë pasi ushtarët izraelitë u kapën, por Shtetet e Bashkuara e kthyen këtë në një luftë frontale, duke kërkuar vazhdimin e saj. " "Qëllimi i kësaj lufte ishte të shtypte rezistencën në Liban, ta eliminonte atë në Palestinë dhe Irak, të rrëzonte qeverinë e Bashar al-Asadit në Siri dhe të izolonte Iranin. Por lufta u ndal vetëm sepse amerikanët dhe izraelitët e kuptuan që ata nuk do mundnin të arrijnë objektivat e luftës, "theksoi ai duke shtuar: "Në vitin 2006 SHBA na u lutën të ndalonim luftën". Duke ju drejtuar udhëheqësve izraelitë, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut paralajmëroi: "Unë premtoj që në rast të një lufte të re, bota do të shikojë drejtpërdrejt në kanalet televizive shkatërrimin e divizioneve të blinduara të Izraelit. "Sot, ne kemi një front rezistence që shtrihet nga Palestina në Liban, duke përfshirë Sirinë, Irakun, Iranin, Jemenin dhe forcat politike që jetojnë në Bahrein, Tunizi, në rajon dhe në botë. Hezbollahu libanez është krenar që është pjesë e boshtit të Rezistencës, sepse ky aks parandalon luftën dhe nuk e drejton rajonin drejt luftës, "tha Nasrallah. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut libanez deklaroi: "Irani kurrë nuk do të negociojë nën presion me Shtetet e Bashkuara, dhe nëse ndonjëherë fillon një luftë kundër Iranit, ajo do të jetë një deklaratë lufte kundër boshtit të Rezistencës në tërësi, e cila do të hedhë në erë gjithë rajonin. Zjarri që disa duan të ndezin në rajon, do të djegë jo vetëm duart, por edhe fytyrën dhe ekzistencën e tyre. "