Raketa që shkatërroi luftanijen izraelite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90267-raketa_që_shkatërroi_luftanijen_izraelite
Më 14 korrik 2006, gjatë luftës 33-ditore, Hezbollahu libanez sulmoi luftanijen Saar 5 të ushtrisë së regjimit izraelit me një raketë anti-anije.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 17, 2019 17:28 Europe/Tirane
  • Raketa që shkatërroi luftanijen izraelite

Më 14 korrik 2006, gjatë luftës 33-ditore, Hezbollahu libanez sulmoi luftanijen Saar 5 të ushtrisë së regjimit izraelit me një raketë anti-anije.

Në atë kohë, askush nuk dyshonte se Hezbollah kishte raketa anti-anije dhe kjo ishte një surprizë e madhe për ushtrinë izraelite, e cila megjithatë, gjithmonë thotë se ata janë të vetëdijshëm për gjithçka që gatuhet kundër saj. Në atë kohë, Sejed Hasan Nasrallah, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut libanez, tregoi me dorë detin në një fjalim televiziv duke thënë se një luftanije e regjimit izraelit po digjej, por pak njerëz besuan në atë. Spekulime të shumta qarkulluan atëherë dhe disa thanë që Hezbollah kishte shënjestruar luftanijen izraelite me një raketë anti-anije të tipit Kousar. Por këto pretendime nuk janë vërtetuar asnjëherë zyrtarisht dhe nuk ka pasur asnjë provë të fortë të armës së përdorur në të vërtetë, deri para dy ditësh, 13 vjet pas kësaj ngjarjeje. Në të vërtetë, dy ditë më parë, u transmetuan pamjet se si ishte shënjestruar luftanija Saar 5 dhe e gjithë bota pa që Hezbollah kishte përdorur një raketë anti-anije të klasit Nur. Raketa Nur është një nga raketat më të famshme cruise që hynë në arsenalin e Forcave të Armatosura të Iranit në vitet 1990. Kjo raketë është e gjatë 6.38 metra dhe peshon 715 kg. Ka një shpejtësi të barabartë me 300 metra për sekondë. Në imazhet e tjera të Hezbollahut, vërehen një numër të madh të raketave cruise, midis të cilave ekzistojnë të paktën dy lloje të ndryshme: ato të familjes së raketave Nur dhe ato të familjes raketave Nasr, përkatësisht me një rreze prej 120 dhe 35 km. Hezbollah tani ka shumë pajisje të tjera moderne, duke përfshirë raketën balistike Fateh. Kjo raketë ka një rreze prej 300 km dhe është një nga raketat më precize iraniane në dispozicion të Hezbollahut. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut libanez, Sejed Hasan Nasrallah,  mbajti dje një fjalim në përvjetorin e fitores së Libanit në luftën 33-ditore me Izraelin. Duke ju drejtuar udhëheqësve izraelitë, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut paralajmëroi: "Unë premtoj që në rast të një lufte të re, bota do të shikojë drejtpërdrejt në kanalet televizive shkatërrimin e divizioneve të blinduara të Izraelit.