Kreu i kuvendit të shiitëve: Izraeli luan me zjarrin
Kryetari i kuvendit të lartë të shiitëve në Liban sulmet e regjimit sionist ndaj Libanit dhe Sirisë i ka quajtur lojë me zjarrin që do të shkaktojë eliminimin e këtij regjimi.
Agjencia Menar e lajmeve citon Abdul’ala Mir’Gabalan, kreu i shiitëve të Libanit, të ketë thënë se regjimi sionist po luan me zjarrin. Ai pasi dënoi sulmet e dronëve sionistë në Liban tha se ky agresion në përvjetorin e çlirimit të Xharud Ersal dhe në prag të fitoreve të mëdha të Sirisë në luftën kundër terrorizmit, tregon se terrorizmi sionisto-takfirist synon të godasë rezistencën. Çlirimi i rajonit Xharud Ersal në Liban dhe pastrimi nga grupet terroriste ISIS dhe fronti Nusra më 26 gusht të vitit 2017, është cilësuar çlirimi i dytë i Libanit pas çlirimit të zonave jugore të këtij vendi nga pushtimi i regjimit sionist në vitin 2000. Në të njëjtën kohë Saad Hariri kryeministër i Libanit lidhur me praninë e dronëve sionistë në jug të Bejrutit atë e cilësoi shkelje e hapur e sovranitetit të Libanit dhe të rezolutës 1701 dhe tha se ky veprim është kërcënim për rajonin dhe tensionon akoma më shumë situatën. Rezoluta 1701 e KS të OKB, u miratua më 11 gusht të vitit 2006 dhe i dha fund luftës mes Hezbullahut dhe regjimit sionist. Ditën e hënë mediat njoftuan rrëzimin e dy dronëve të regjimit sionist në rajonin Dhaheje në jug të Bejrutit kryeqytet i Libanit.