Nasrullah: Izraeli do të paguajë për agresionet e tij
Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit ka thënë se Izraeli do të paguajë për shkak të agresioneve të tij kundër Libanit.
Sejed Hasan Nasrullah në një fjalim të mbajtur me rastin e muajit të Muharremit dhe ditëve përkujtimore të imam Huseinit(as) imamit të tretë të shiitëve të botës, ka vlerësuar qëndrimet e presidentit, kryetarit të parlamentit, kryeministrit dhe autoriteteve të tjera të Libanit në mbështetje të Rezistencës dhe tha se përgjigjja që rezistenca do tu japë agresioneve të fundit të regjimit sionist në territorin e Libanit do të jetë dërrmuese. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit vuri në dukje se rezistenca posedon shumë raketa precize dhe ajo është e gatshme të përballet me çdo lloj agresioni të armikut. Sejed Hasan Nasrullah ndër të tjera shtoi se përgjigjja që rezistenca do t’u japë agresioneve të Izraelit është definitive. Dronët e regjimit sionist një javë më parë kanë shkelur të paktën tre herë hapësirën ajrore të Libanit.