Hezbollah realizon premtimin për hakmarrje, vritet komandanti izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90592-hezbollah_realizon_premtimin_për_hakmarrje_vritet_komandanti_izraelit
Hezbollahu libanez njoftoi shkatërrimin e një automjeti të ushtrisë izraelite afër kufirit me territoret e okupuara palestineze duke shtuar se të gjithë ushtarët në bord u vranë ose u plagosën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 01, 2019 16:50 Europe/Tirane
  • Hezbollah realizon premtimin për hakmarrje, vritet komandanti izraelit

Hezbollahu libanez njoftoi shkatërrimin e një automjeti të ushtrisë izraelite afër kufirit me territoret e okupuara palestineze duke shtuar se të gjithë ushtarët në bord u vranë ose u plagosën.

Sipas Rezistencës libaneze, operacioni u krye të dielën më 1 Shtator nga dy grupe luftëtarësh që sulmuan dy automjete ushtarake izraelite. Një automjet i shpëtoi zjarrit të luftëtarëve libanezë, por tjetri u shkatërrua plotësisht. Luftëtarët e Hezbollahut "shkatërruan një automjet ushtarak në rrugën për në kazermën Avivim [në veri të territoreve të okupuara palestineze], duke vrarë ose plagosur të gjithë ata që gjendeshin brenda," tha lëvizja e rezistencës në një deklaratë e transmetuar nga kanali televiziv libanez Al-Mayadeen. Pas sulmit të së dielës, burimet ushtarake izraelite konfirmuan që një automjet ushtarak ishte sulmuar në kufi nga raketat anti-tank. Informacioni shton gjithashtu se komandanti i Divizionit Verior të ushtrisë izraelite ishte vrarë gjatë sulmit të Hezbollahut. Mediat izraelite raportuan për frikë dhe panik midis kolonëve izraelitë në veri të territoreve të okupuara. Sipas kanalit televiziv Al-Manar, disa fluturime nga aeroporti Ben Gurion kanë ndryshuar kursin. Burime libaneze i thanë kanalit televiziv Al-Mayadeen se "forcat izraelite që donin të transferonin të plagosurit ishin brenda rrezes së armëve të luftëtarëve të Rezistencës, por këta të fundit i lejuan ata të rikuperonin të plagosurit". Shërbimi i inteligjencës ushtarake izraelite raportohet se ndaloi zbulimin e çdo detaji të sulmit të Hezbollahut, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i urdhëroi ministrat e tij të mos japin asnjë deklaratë për incidentin që ndodhi sot në kufirin me Libanin.