Shamkhani vlerëson operacionin hakmarrës të Hezbullahut kundër regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90597-shamkhani_vlerëson_operacionin_hakmarrës_të_hezbullahut_kundër_regjimit_sionist
Sekretari i këshillit suprem të sigurisë kombëtare të Iranit, ka vlerësuar operacionin hakmarrës të Hezbullahut kundër regjimit sionist dhe tha: Veprimi hakmarrës i hezbllahut që u krye njëkohësisht me nisjen e muajit të zisë për imam Huseinin (as), edhe një herë vërtetoi sloganin “ Kurrë nuk pranoj nënshtrimin”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 02, 2019 04:50 Europe/Tirane
  • Shamkhani vlerëson operacionin hakmarrës të Hezbullahut kundër regjimit sionist

Sekretari i këshillit suprem të sigurisë kombëtare të Iranit, ka vlerësuar operacionin hakmarrës të Hezbullahut kundër regjimit sionist dhe tha: Veprimi hakmarrës i hezbllahut që u krye njëkohësisht me nisjen e muajit të zisë për imam Huseinin (as), edhe një herë vërtetoi sloganin “ Kurrë nuk pranoj nënshtrimin”.

Ali Shamkhani, tha se rajoni është kthyer në një vend për sjelljet vandale të regjimit sionist dhe Amerikës dhe shtoi se përballja me agresionet e dronëve amerikanë në hapësirën ajrore të Iranit dhe ndëshkimi i regjimit sionist nga ana e Hezbullahut, tregon vullnetin e rezistencës për tu përballur me kërcënimet dhe faktorët luftënxitës dhe destabilizues të rajonit. sekretari i këshillit suprem të sigurisë kombëtare, Hezbullahun e quajti një rrjedhë inteligjente dhe me përkrahje të gjerë popullit dhe shtoi se mbrojtja e interesave të popullit të Libanit është boshti i vendimeve të marra nga Hezbullahu në fushën politike dhe të mbrojtjes. Ditën e dielë,. Hezbullahu në shenjë reagime ndaj agresioneve të fundit të regjimit sionist kundër Libanit, ka sulmuar një automjet ushtarak të regjimit sionist në territoret e pushtuara. Të gjithë personat që ndodheshin në automjet janë vrarë dhe plagosur. Më herët sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut kishte paralajmëruar se Izraeli do të paguajë për agresionet e tij. Sejed Hasan Nasrullah vuri në dukje se përgjigjja ndaj Izraelit është e padiskutueshme. Dronët e regjimit sionist javën e kaluar kanë shkelur disa herë hapësirën ajrore të Libanit. Rezistenca dhe autoritetet e Libanit kanë theksuar se do tu japin përgjigje definitive agresioneve të regjimit sionist në territorin e Libanit.