Liga Arabe mbështet Libanin përballë regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90602-liga_arabe_mbështet_libanin_përballë_regjimit_sionist
Liga Arabe pas sulmeve të regjimit sionist kundër Libanit shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e saj për Libanin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 02, 2019 09:21 Europe/Tirane
  • Liga Arabe mbështet Libanin përballë regjimit sionist

Liga Arabe pas sulmeve të regjimit sionist kundër Libanit shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e saj për Libanin.

 Liga Arabe duke reaguar ndaj sulmeve të ushtrisë sioniste kundër Libanit dhe përgjigjes hakmarrëse të Hezbullahut doli me një deklaratë ku ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare është përgjegjëse për kontrollimin e këtij regjimi veprimet e të cilit mund të krijojnë kushte për më shumë tensione. Në deklaratën e ligës arabe thuhet se veprimet e tilla të Izraelit synojnë të dëmtojnë solidaritetin dhe unitetin në Liban mirëpo libanezët duhet të bëjnë qëndresë përballë regjimit sionist. Hezbullahu duke reaguar ndaj agresioneve të regjimit sionist në Liban ka shkatërruar një automjet ushtarak duke lënë të vrarë të gjithë forcat sioniste që ndodheshin në të.