Izraeli shkel hapësirën detare të Libanit, Hezbollahu reagon
Hezbollahu libanez reagoi ndaj anijeve sulmuese izraelite që lundronin në ujërat territoriale të Libanit.
E përditshmja kuvajtiane Al-Rai raportoi se të martën, 3 Shtator, radarët e Hezbollahut zbuluan një anije sulmuese izraelite e cila kishte hyrë në ujërat territoriale të Libanit. "Hezbollah gjuajti një raketë anti-anije në drejtim të anijes izraelite," shtoi Al-Rai. Izraeli ende nuk është përgjigjur ndaj këtij lajmi. Sipas të përditshmes së Kuvajtit, "luftanija izraelite kishte ushtarë në bord". Të Dielën, ushtria libaneze njoftoi se anijet luftarake izraelite kishin hyrë në ujërat territoriale të Libanit në shkelje të hapësirës së tij detare. Hezbollahu libanez ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë më shkeljen e hapësirës ajrore, tokësore dhe detare të Libanit nga regjimi izraelit.