Izraeli i kërkon ndihmë Rusisë përballë Hezbollahut!
Izraeli ka premtuar se nuk do të sulmojë më forcat libaneze të rezistencës. E përditshmja libaneze Aliwaa citoi burime diplomatike duke thënë se Izraeli i kishte kërkuar Rusisë të bindte Hezbollahun të rikthehet në parimet e rezolutës 1701 të KS të OKB.
"Tel Avivi u ka premtuar rusëve që nuk do të sulmojë më luftëtarët e Hezbollahut në Siri dhe se izraelitët nuk do të shkelin më rezolutën 1701, me kusht që edhe Hezbollahu, të respektojë parimet e kësaj rezolute", thanë burimet diplomatike për gazetën Aliwaa, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara, Franca, Rusia dhe Egjipti po ndërmjetësonin për të forcuar rezolutën 1701. "Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka kontaktuar zyrtarë të lartë libanezë, përfshirë kryeministrin Saad Hariri, duke shpresuar se ata do të bëjnë presion ndaj Hezbollahut për të ndaluar kryerjen e operacioneve ushtarake kundër Izraelit dhe për tu mjaftuar me shkatërrimin e automjetit ushtarak izraelit afër bazës Avivim në shenjë hakmarrjeje për sulmin e dronëve izraelitë në Bejrut ", thanë të njëjtat burime diplomatike. E përditshmja libaneze zbuloi një seri ofertash të bëra nga administrata e Trump për Hezbollahun dhe qeverinë libaneze përmes ndërmjetësve evropianë. Përmes këtyre ofertave, Shtetet e Bashkuara i premtojnë Hezbollahut që të nxisin Izraelin të respektojë rezolutat ndërkombëtare nga njëra anë dhe të heqë dorë, për momentin, nga vendosja e sanksioneve të reja kundër aleatëve të Hezbollahut, me kusht që lëvizja libaneze të rikthehet edhe një herë në Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe të mos sulmojë më aeroplanët luftarakë izraelitë. Ndërkohë, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara tha se sulmet e Izraelit në Liban dhe përshkallëzimi i tensioneve në rajon do të destabilizonin Lindjen e Mesme. Vassili Nebenzia në një konferencë për shtyp të martën (3 shtator), tha: "Gjatë ditëve të fundit, ne kemi parë një përshkallëzim të tensioneve në kufirin midis Libanit dhe Izraelit. Ne ishim në prag të një lufte tjetër. Pse Rusia nuk po bën asgjë për të parandaluar sulmet izraelite që kur mori kontrollin në pjesën më të madhe të qiellit sirian? A nuk mendoni se nëse secila nga këto dy palë bën një llogaritje të gabuar, një konfrontim i ri, madje edhe më i madh, mund të shpërthejë? Si e mendoni që Rusia të parandalojë sulmet në territorin e Libanit? Ne nuk monitorojmë hapësirën ajrore të Libanit. Nuk jam i sigurt se ne jemi pjesë e këtij rasti. " "Rusia nuk i dha Izraelit dritën e gjelbër për të sulmuar Libanin. A mund të çojnë këto sulme në një konfrontim të madh? Po, është e mundur. Nëse situata në këtë rajon përshkallëzohet, ajo do ti hedhë benzin zjarrit të tensioneve tashmë tepër të rrezikshme në Lindjen e Mesme. Ajo që duam është të parandalojmë përshkallëzimin e tensionit. Mesazhe janë marrë nga të dy palët dhe asnjëra nuk dëshiron përshkallëzimin e tensioneve. Kjo është të paktën pozitive", shtoi ai.