Regjimi sionist, i pafuqishëm përballë Hezbollahut
Më shumë se 200,000 kolonë sionistë në veri të Palestinës së okupuar janë shënjestra të mundshme për raketat e Hezbollahut.
Zyrtarët lokalë i kanë kërkuar vazhdimisht kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu të forcojë masat e sigurisë në rajon. Por për mungesë buxheti, regjimi sionist ende nuk ka ndërmarrë asgjë. Eksperti për çështje ushtarake Ron Adlist nga gazeta Maariv në një artikull të ditëve të fundit, shkroi se tre ish-zyrtarë të lartë të kompanisë izraelite Rafael, e specializuar në zhvillimin e armëve dhe teknologjisë ushtarake, kanë vendosur të thyejnë heshtjen e tyre në një nga temat më të ndjeshme, kapaciteti i qëndrueshmërisë së izraelitëve në rast lufte dhe reagimi para mijëra raketave. Kanali 13 televiziv izraelit transmetoi një dokumentar në të cilin ekspertë dhe një numër udhëheqësish izraelitë njëzëri pohuan se fronti i brendshëm në Izrael nuk ishte në gjendje të përballonte raketat e Hezbollahut, pasi arsenali ushtarak i Rezistencës libaneze është më i fuqishëm, sesa mund të imagjinohej. Në një diskutim në një Panel në Channel 13, ekspertët e ftuar theksuan se sistemet e mbrojtjes raketore izraelite nuk mund të parandalonin dëmet e ardhshme. Në fakt, politikat izraelite kanë ekzagjeruar imunitetin dhe forcën e frontit të brendshëm. Ende injorohet çështja se cili do të jetë reagimi i izraelitëve ndaj një sulmi të mundshëm dhe nëse ai do të çojë në rrëzimin e regjimit të Tel Avivit.