Hamas u drejtohet sauditëve: Përkrahësi i Palestinës nderohet, nuk burgoset
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90926-hamas_u_drejtohet_sauditëve_përkrahësi_i_palestinës_nderohet_nuk_burgoset
Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) edhe një herë i bëri thirrje Arabisë Saudite të lirojë një anëtar të ndaluar të Hamasit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 14, 2019 06:31 Europe/Tirane
  • Hamas u drejtohet sauditëve: Përkrahësi i Palestinës nderohet, nuk burgoset

Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) edhe një herë i bëri thirrje Arabisë Saudite të lirojë një anëtar të ndaluar të Hamasit.

Osama Hamdan, zyrtari për punët e jashtme të lëvizjes Hamas, tha të premten se kushdo që punon për Palestinën duhet të nderohet dhe jo të futet në burg. Më 4 prill, aparati saudit i Sigurimit arrestoi Muhamed al-Khadri dhe djalin e tij në Xheddah, ku ai ka jetuar për gati tre dekada. Lëvizja Hamas ka theksuar se për pesë muaj e gjysmë ka kërkuar të ndërmjetësojë për lirimin e "Muhamed al-Khadrit", por pasi këto përpjekje dhe ndërmjetësime kanë qenë të pafrytshme, ata janë detyruar ta bëjnë çështjen publike dhe mediat. Hamas njoftoi se al-Khadri dhe djali i tij u arrestuan si pjesë e një vale arrestimesh të një numri të madh palestinezësh në Arabinë Saudite, numri i të cilëve ka shkuar në mbi 60 persona.