Hamas u drejtohet sauditëve: Përkrahësi i Palestinës nderohet, nuk burgoset
Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) edhe një herë i bëri thirrje Arabisë Saudite të lirojë një anëtar të ndaluar të Hamasit.
Osama Hamdan, zyrtari për punët e jashtme të lëvizjes Hamas, tha të premten se kushdo që punon për Palestinën duhet të nderohet dhe jo të futet në burg. Më 4 prill, aparati saudit i Sigurimit arrestoi Muhamed al-Khadri dhe djalin e tij në Xheddah, ku ai ka jetuar për gati tre dekada. Lëvizja Hamas ka theksuar se për pesë muaj e gjysmë ka kërkuar të ndërmjetësojë për lirimin e "Muhamed al-Khadrit", por pasi këto përpjekje dhe ndërmjetësime kanë qenë të pafrytshme, ata janë detyruar ta bëjnë çështjen publike dhe mediat. Hamas njoftoi se al-Khadri dhe djali i tij u arrestuan si pjesë e një vale arrestimesh të një numri të madh palestinezësh në Arabinë Saudite, numri i të cilëve ka shkuar në mbi 60 persona.