Komandanti i CENTCOM: Nuk dërgojmë forca të reja në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90927-komandanti_i_centcom_nuk_dërgojmë_forca_të_reja_në_siri
Shefi i shtabit terrorist i komandës qendrore të Amerikës i quajtur CENTCOM pretendoi se Amerika nuk synon të shtojë numrin e forcave ushtarake të saj në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 14, 2019 08:17 Europe/Tirane
  • Komandanti i CENTCOM: Nuk dërgojmë forca të reja në Siri

Shefi i shtabit terrorist i komandës qendrore të Amerikës i quajtur CENTCOM pretendoi se Amerika nuk synon të shtojë numrin e forcave ushtarake të saj në Siri.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Kenneth McKenzie, shefi i shtabit terrorist i komandës qendrore të Amerikës i quajtur CENTCOM, ditën e premte pretendoi, nuk ekziston ndonjë synim për shtimin e forcave ushtarake amerikane në Siri.

Kjo është në kohën kur gazeta amerikane "New York Times" ditën e enjte ka njoftuar për përgatitjen e Departamentit Amerikan të Shtetit për dërgimin e 150 ushtarëve amerikanë në veri të Sirisë me qëllim zbatimin e operacioneve për patrullim të përbashkët me Turqinë.

Aktualisht rreth 1000 ushtarë amerikan janë të pranishëm në Siri.

Qeveria e Damaskut ka dënuar lëvizjet ushtarake të Turqisë dhe Amerikës në veri të Sirisë dhe ka kërkuar largimin e këtyre forcave ushtarake në kuadër të ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Sirisë.