Bavar 373 drejt Sirisë?
Damasku ka planifikuar të blejë një sistem anti-raketor iranian Bavar-373, më efikas se sistemi S-300 rus.
"Ndërsa ka kaluar më shumë se një vit që kur raketat S-300 u dorëzuan në Siri, ky sistem gjithmonë ka rezultuar joefektiv. Kjo është arsyeja pse Damasku synon të blejë sistemin iranian Bavar-373 ", shkruan të shtunën gazeta ruse Avia Pro, duke cituar një burim në ushtrinë Siriane. "Gjatë kësaj periudhe, S-300 nuk është përdorur kurrë," thuhet në raport. Për disa burime të Avia Pro, arsyeja kryesore pse sistemi S-300 nuk është përdorur megjithë sulmet e shumta izraelite, është se ky sistem nuk është në gjendje të zbulojë avionët luftarakë izraelitë. Sipas burimeve të tjera të Avia Pro, arsyeja është qasja e veçantë e Moskës në lidhje me sulmet izraelite ne Siri. Sipas ekspertëve, sistemi iranian Bavar 373 është më i fuqishëm se sistemi rus S-300 dhe shumë i ngjashëm me S-400. Deri më tani, as autoritetet siriane dhe as autoritetet iraniane nuk janë deklaruar ende për blerjen e mundshme të baterive Bavar-373 nga Damasku.