Amerika dërgon 150 kamionë me armë në provincën Hasake të Sirisë
Amerika në një veprim që është shkelje e programuar të ligjeve ndërkombëtare dhe agresion kundër sovranitetit të Sirisë, ka dërguar 150 kamionë me armatime në provincën Hasake në verilindje të Sirisë.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se këta kamionë me pajisje ushtarake dhe me ndihma logjistike, kanë hyrë në qytetin Al-Malekije që ndodhet në rajonin më verilindor të provincës Hasake.
Amerika këta kamionë me armatime i ka dërguar për forcat demokratike të Sirisë dhe qëllimi i Uashingtonit me këtë veprim, është vazhdim i planeve të mëparshme për shkatërrimin dhe ç'rregullimin e rajonit.
Këto ndihma të Amerikës janë dërguar në kohën kur forcat demokratike të Sirisë me arrestimin e të rinjve sirianë, po i dërgojnë ata në kampet ushtarake të rajoneve të cilat i kanë nën kontrollin e vet.
Amerika dhe aleatët e saj me pretekst të luftës kundër grupeve terroriste, në mënyrë të paligjshme dhe pa aprovimin e qeverisë së Sirisë, ka vendos prani ushtarake në territorin e Sirisë.