Amerika dërgon 150 kamionë me armë në provincën Hasake të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90979-amerika_dërgon_150_kamionë_me_armë_në_provincën_hasake_të_sirisë
Amerika në një veprim që është shkelje e programuar të ligjeve ndërkombëtare dhe agresion kundër sovranitetit të Sirisë, ka dërguar 150 kamionë me armatime në provincën Hasake në verilindje të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 16, 2019 11:14 Europe/Tirane
  • Amerika dërgon 150 kamionë me armë në provincën Hasake të Sirisë

Amerika në një veprim që është shkelje e programuar të ligjeve ndërkombëtare dhe agresion kundër sovranitetit të Sirisë, ka dërguar 150 kamionë me armatime në provincën Hasake në verilindje të Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se këta kamionë me pajisje ushtarake dhe me ndihma logjistike, kanë hyrë në qytetin Al-Malekije që ndodhet në rajonin më verilindor të provincës Hasake.  

Amerika këta kamionë me armatime i ka dërguar për forcat demokratike të Sirisë dhe qëllimi i Uashingtonit me këtë veprim, është vazhdim i planeve të mëparshme për shkatërrimin dhe ç'rregullimin e rajonit.

Këto ndihma të Amerikës janë dërguar në kohën kur forcat demokratike të Sirisë me arrestimin e të rinjve sirianë, po i dërgojnë ata në kampet ushtarake të rajoneve të cilat i kanë nën kontrollin e vet.

Amerika dhe aleatët e saj me pretekst të luftës kundër grupeve terroriste, në mënyrë të paligjshme dhe pa aprovimin e qeverisë së Sirisë, ka vendos prani ushtarake në territorin e Sirisë.