Sulmet e Ansarullah, Sudani në panik?
(last modified Tue, 17 Sep 2019 18:10:39 GMT )
Shtator 17, 2019 20:10 Europe/Tirane
  • Sulmet e Ansarullah, Sudani në panik?

Kryetari i Këshillit të Sovranitetit të Sudanit Abdul Fattah al-Burhan i tha kanalit Al-Jazeera se forcat sudaneze në Jemen do të tërhiqeshin nëse është e nevojshme.

Në një intervistë me al-Jazeera, al-Burhan tha se forcat sudaneze në Jemen, nuk po luftojnë asnjërën palë, por po bëjnë vetëm veprime mbrojtëse, duke theksuar se forcat sudaneze do të tërhiqeshin nga Jemeni nëse do të ishte e nevojshme. Sipas tij, më shumë se 30,000 ushtarë sudanezë ishin të pranishëm në Jemen. Kjo është hera e parë që një shifër është shpallur nga një zyrtar i lartë i Sudanit, por ende nuk ka një statistikë zyrtare për numrin e ushtarëve sudanezë të vrarë në Jemen. Sipas burimeve sudaneze, ushtria ka vendosur një censurë totale mbi numrin e ushtarëve të vrarë në Jemen. Burimet të mirinformuara theksojnë se ushtarët sudanezë janë vendosur veçanërisht në jug të Arabisë Saudite, rajon i goditur më shumë nga sulmet në rritje të forcave jemenase. Ushtarët sudanezë janë kthyer në mercenarë të Arabisë Saudite dhe janë partnerë në krimet e kryera kundër popullit të Jemenit.

 

Tags