Izraeli: Irani është një armik "i ndërlikuar për t'u identifikuar"
Kreu i departamentit të zbulimit ushtarak të Izraelit tha se Irani është një "armik i komplikuar për t'u identifikuar " dhe se shanset për përshkallëzimin e tensioneve midis Izraelit dhe Iranit janë në rritje.
"Inteligjenca ushtarake izraelite beson se Irani mund të lëshojë raketa mbi Izraelin si ato të lëshuara kundër kompanisë saudite Aramco javën e kaluar," tha Gjeneral Brigade Dror Shalom, kreu i departamentit të zbulimit ushtarak, i cituar të enjten, 26 shtator nga gazeta Israel Hayom. "Kjo mund të përfshijë një raketë tokë-tokë, një raketë cruise, ose një dron me rreze të gjatë. Irani ka dronë që mund të udhëtojnë ndërmjet 1.000 deri 1.200 kilometra që i përdor në Gjirin Persik, "tha ai. "Irani është një armik shumë i komplikuar dhe kjo më shqetëson. Ne kemi hyrë në një zonë gri, në të cilën ata po përparojnë, që do të thotë se duhet të jemi shumë më vigjilentë, "theksoi Dror Shalom para se të paralajmëronte kundër një përshkallëzimi të mprehtë të tensioneve midis Izraelit dhe Iranit. Referuar situatës në Siri, Liban dhe Gaza, Shalom gjithashtu pranoi se e njëjta paqëndrueshmëri ekzistonte edhe në frontet e tjera të Izraelit, megjithëse Irani mbetet kërcënimi më i madh.