Hamas: Të rinjtë palestinezë po vazhdojnë rezistencën
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91253-hamas_të_rinjtë_palestinezë_po_vazhdojnë_rezistencën
Një anëtar i lartë i Rezistencës Palestineze (Hamas) ka theksuar se palestinezët po vazhdojnë rezistencës kundër pushtuesve sionistë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 28, 2019 15:38 Europe/Tirane
  • Hamas: Të rinjtë palestinezë po vazhdojnë rezistencën

Një anëtar i lartë i Rezistencës Palestineze (Hamas) ka theksuar se palestinezët po vazhdojnë rezistencës kundër pushtuesve sionistë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Khalil Al-Haje, anëtari i lartë i lëvizjes Rezistenca Islamike Palestineze (Hamas), gjatë zhvillimit të protestës për të drejtën e kthimit të premten në Rripin e Gazës, deklaroi: "Pavarësisht problemeve që kanë krijuar pushtuesit sionist për Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, të rinjtë palestinez duke kryer me qindra operacione në këtë rajon, kanë vërtetuar forcën e vet për t'u përballur me sionistët".  

Khalil Al-Haje tha: "Shumë ushtarë dhe kolonë sionistë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në rajone e pushtuar në vitin 1948, janë objektivë të sulmeve anti-sioniste që janë kryer nga palestinezët. Rezistenca Palestineze jashtë vendit është faktor për ruajtjen e identitetit, të drejtave dhe idealeve të Palestinës".

Khalil Al-Haje në vazhdim theksoi: "Plani i ri i grupeve palestineze për t'i dhënë fund mosmarrëveshjeve të brendshme është përgatitur për të krijuar unitetin kombëtar".