Abu Sharif: Lufta me regjimi sionist kurrë nuk ndërpritet
Përfaqësuesi i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës në Iran ka theksuar se lufta me regjimin sionist kurrë nuk ndërpritet, ndërkohë që disa shtete të mëdha arabe i kanë zgjatur dorën Amerikës dhe regjimit sionist dhe kjo është një njollë turpi mbi ballin e tyre.
Naser Abu Sharif, përfaqësuesi i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës në Iran, të martën në një konferencë për shtyp me rastin e 32 vjetorin e themelimit të kësaj lëvizje, deklaroi: "Nëse nuk do të ishte qëndresa dhe besimi i popullit të Palestinës, atëherë nuk do të kishte mbetur asgjë nga ideali i Palestinës dhe ishte pikërisht populli i Palestinës i cili ka duruar shumë dhe ka përjetuar vuajtje të mëdha".
Përfaqësuesi i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës në Teheran duke thënë se pavarësisht kushteve të vogla, lëvizja Xhihadi Islamik është forcuar më shumë në krahasim me të kaluarën dhe shtoi: "Nga aspekti ushtarak dhe i armatimeve, Xhihadi Islamik ndodhet në kushte të mira dhe shumica e operacioneve kundër sionistëve në Rripin e Gazës, kryhen nga forcat e lëvizjes Xhihadi Islamik".
Abu Sharif vuri në dukje marrëdhëniet e kësaj lëvizje me grupet e tjera palestineze dhe tha: "Xhihadi Islamik nuk ka armiqësi me asnjë grup palestinez ose arab dhe lufton vetëm kundër regjimit sionist dhe kjo luftë nuk do të ndalet.
Abu Sharif gjithashtu i vlerësoi shumë të mira marrëdhëniet e lëvizjes Xhihadi Islamik me Iranin dhe shtoi: "Republika Islamike e Iranit gjithnjë ka mbështetur Xhihadin dhe Rezistencën në Palestinë".