Mbreti Selman pajtohet me vendosjen e trupave amerikane në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91639
Agjensia zyrtare e lajmeve Wass e Arabisë Saudite të shtunën njoftoi pajtimin e mbretit Selman bin Abdulaziz me marrëveshjen për vendosjen e trupave dhe pajisjeve të reja ushtarake amerikane në Arabinë Saudite.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Tetor 13, 2019 09:42 Europe/Tirane
  • Mbreti Selman pajtohet me vendosjen e trupave amerikane në Arabinë Saudite

Agjensia zyrtare e lajmeve Wass e Arabisë Saudite të shtunën njoftoi pajtimin e mbretit Selman bin Abdulaziz me marrëveshjen për vendosjen e trupave dhe pajisjeve të reja ushtarake amerikane në Arabinë Saudite.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ( Pentagon ) ka publikuar detajet e dërgimit të forcave të reja ushtarake amerikane dhe të pajisjeve ushtarake në Arabinë Saudite. Sipas një njoftimi të agjencisë Wass të lajmeve, Pentagoni ditën e premte nxori një deklaratë ku konfirmon dërgimin e forcave të reja ushtarake në Arabinë Saudite dhe pajisjen e këtij vendi me armatime dhe pajisje ushtarake si sisteme raketore. Në deklaratën e Pentagonit thuhet se në Arabinë Saudite do të dërgohen 3 mijë forca të reja ushtarake dhe dy sisteme raketore Patriot dhe Tad. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes gjithashtu në deklaratën e tij njoftoi se në Arabinë Saudite do të vendosen edhe dy njësite të reja të avionëve luftarakë. Agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite tha se marrëveshja kishte për qëllim forcimin e lidhjeve strategjike midis dy vendeve. Pentagoni bëri lëvizjen për të vendosur trupa dhe pajisje të reja ushtarake në Arabinë Saudite pas sulmeve të fundit nga komitetet e ushtrisë dhe forcave të Jemenit në rafineritë e Kompanisë Kombëtare të Naftës Saudite "Bakik" dhe "Kharis", të cilat shkurtuan eksportet e naftës me 50%.