Protesta në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91802-protesta_në_liban
Pasi u shpërnda fjala në Liban se qeveria po planifikonte t’i taksonte thirrjet e WhatsApp, mijëra njerëz dolën për të protestuar në rrugët e Bejrutit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 20, 2019 06:23 Europe/Tirane
  • Protesta në Liban

Pasi u shpërnda fjala në Liban se qeveria po planifikonte t’i taksonte thirrjet e WhatsApp, mijëra njerëz dolën për të protestuar në rrugët e Bejrutit.

Plani ishte që të vendosej një tarifë prej 20 centësh për thirrjet e para të ditës. Siç raportojnë mediat e huaja, qeveria Libaneze është në borxh të thellë dhe kaloi masa shtrënguese në muajin korrik për të kontribuar në përmirësimin e situatës. Kjo ndikoi në jetën e qytetarëve libanezë duke kërcënuar madje edhe pensionet e ushtarëve të pensionuar. Për më tepër, disa raportohet se besojnë që korrupsioni po e pengon vendin që ta merr ndihmën e nevojshme. Propozimi për taksën e WhatsApp, bashkë me propozimet për rritjen e TVSH-së dhe taksave të benzinës, zgjoi ndjenja antiqeveritare atje. Kjo çoi në demonstrata, ku protestuesit kërkuan ndryshimin e shtetit. Aplikaconi i njohur WhatsApp është jashtëzakonisht i përdorur anembanë, duke regjistruar 1.5 miliardë në të gjithë botën. Thuhet se libanezët e përdorin shpesh shërbimin falas të tij për të bërë thirrje telefonike, meqë është një mënyrë me kosto të ulët për të qëndruar në kontakt. Mbështetja në këtë shërbim raportohet se u bë shkaku kryesor i protestave, pas javësh me tensione. Ndërkaq të premten qeveria libaneze e përmbysi kursin dhe tha se nuk do të vendosen taksat e reja.