100 automjete të blinduara amerikane hyjnë nga Siria në Irak
Mediat informative kanë deklaruar se mbi 100 automjete të blinduara ushtarake amerikane janë larguar nga territori i Sirisë dhe kanë hyrë në Irak.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se automjetet e blinduara ushtarake amerikane nëpërmjet korridorit kufitar Sahila në provincën Dehuk, kanë hyrë në rajonin e Kurdistanit të Irakut.
Kjo është në kohën kur burimet informative ditën e shtunë kanë njoftuar largimin e forcave ushtarake amerikane nga baza Sarin në veri të Sirisë.
Gjatë dy javëve të kaluara forcat ushtarake amerikane kanë zbrazur katër baza ushtarake në veri të Sirisë.
Ndërkohë Mokhtar Al-Musavi, anëtar i koalicionit politik "Al-Fet'h" në Parlamentin e Irakut, e ka quajtur një problematik të re hyrjen e forcave ushtarake amerikane në Irak dhe ka shtuar: "Hyrja e forcave ushtarake amerikane në territorin irakian është bërë pa lejen e qeverisë së Irakut.
Mark Esp-er, sekretari amerikan i mbrojtjes, ditën e shtunë, ka thënë: "Amerika do të transferojë të gjithë 1000 trupat ushtarake nga Siria në Irak.