Protestuesit libanezë kërkojnë formimin e qeverisë së shpëtimit kombëtar
Tetor 23, 2019 06:57 Europe/Tirane
Protestuesit libanezë me anë të një deklaratë kanë kërkuar krijimin e një qeverie të shpëtimit kombëtar.
Protestat popullore në Liban janë futur në ditën e gjashtë. Protestuesit theksojnë se qeveria e shpëtimit kombëtar duhet të rikthejë kapitalet e grabitura nga të gjithë ata persona që kanë kryer funksione nga viti 1990 e deri më sot. Gjithashtu qeveria duhet të ndalojë largimin e këtyre personave jashtë vendit. Protestat në Liban organizohet prej 6 ditësh në shumicën prej qyteteve të vendit mes tyre në Trables.
Tags